BE koordinon ndihmën emergjente pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë dhe Hercegovinë

schedule16:29 - 7 Tetor, 2024

schedule 16:29 - 7 Tetor, 2024

Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë dërguar furnizime emergjente dhe kanë vendosur ekipe kërkim-shpëtimi në Bosnjë-Hercegovinë pas përmbytjeve vdekjeprurëse, tha sot Komisioni Evropian.

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç falënderoi pjesëmarrësit për ndihmën në Bosnjë-Hercegovinës pas përmbytjeve në vend.

Mbështetja emergjente është siguruar nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve të emergjencës. Bosnjë-Hercegovina kërkoi ndihmën të shtunën.

Shqipëria, Turqia, Hungaria, Mali i Zi dhe Rumania kanë dërguar komplete strehimi ndërsa Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia kanë dislokuar tashmë ekipe të kërkim-shpëtimit.

Fshati malor Jabllanicë, afërsisht 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit, ishte më i prekuri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!