Ish oficeri Dritan Goxhaj thotë se Bashkimi Evropian i ka lënë hapësirë Serbisë, pasi kërkon që t’ia heqë Rusisë si aleat.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se Serbia, aktualisht, nuk ka kapacitete të destabilizojë rajonin.
“Pikërisht, sepse ata kanë gjetur hapësirë. Këto dy vitet e fundit, Serbia ka gjetur hapësirë të lënë nga Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian i ka lënë një hapësirë të pamasë, për arsye sepse Bashkim i Evropian, i mbytur në rusofobinë e tij, kërkon që të luajë në pjesën gjeopolitike. T’i heqim Rusisë edhe një aleat. Nuk mendoj se Serbia është ndonjë aleat i fuqishëm për Rusinë. Por ta heqim dhe ta marrim dhe i kanë lënë Serbisë. Nuk ka kapacitet të destabilizojë. Ka kapacitet të bëjë atë që bëri në Banjskë, ndonjë Banjskë tjetër. Por kapacitete të destabilizojë rajonin, Serbia nuk ka aktualisht. Është e izoluar nga të gjitha anët. Nuk është ajo Serbia që ka qenë. Është totalisht e izoluar.