Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE-ja konfirmon rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit

schedule16:16 - 29 Shtator, 2025

schedule 16:16 - 29 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi të hënën se i ka rivendosur sanksione Iranit, duke e ndjekur hapin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Sot, BE-ja riktheu sanksionet ndaj Iranit si përgjigje ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të marrëveshjes bërthamore. Dera për bisedime diplomatike mbetet e hapur”, thuhet në një deklaratë të presidencës së BE-së.

BE-ja bëri të ditur se sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Iranit dhe bankave të tjera iraniane, si dhe ndalimin e udhëtimit për disa zyrtarë iranianë.

Gjithashtu, BE-ja ndaloi blerjen dhe transportin e naftës së papërpunuar nga Irani, si dhe shitjen ose furnizimin me ar dhe pajisje të caktuara detare.

Të dielën, Kombet e Bashkuara rikthyen një embargo armësh dhe sanksione të tjera ndaj Iranit për programin e tij bërthamor, pas një procesi të nisur nga fuqitë evropiane, të cilit Teherani i është kundërpërgjigjur me paralajmërime për masa të ashpra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!