Bashkimi Evropian njoftoi një paketë të re ndihme humanitare për Ukrainën në shumën prej 140 milionë euro dhe tetë milionë euro shtesë ndihmë për Moldavinë. Financimi është krijuar për të ndihmuar popullsinë e Ukrainës me ushqim, strehim, ujë të pastër dhe ngrohje, raporton Reuters.
Paketa e ndihmës u njoftua në një kohë kur Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib po viziton Ukrainën për të diskutuar sfidat humanitare gjatë luftës në atë vend.
“Financimi ynë i ri prej 148 milionë euro mbështetje humanitare është një provë më e fortë që ne qëndrojmë me ukrainasit në kohën e tyre më të vështirë.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të ndihmuar të prekurit nga kjo krizë me të gjithë partnerët tanë dhe autoritetet ukrainase”, tha Labib./abcnews.al