Zjarret këtë vit kanë qenë një ndër problemet kryesore me të cilat janë përballur një pjesë e madhe e vendeve.
Komisioni Evropian në të dhënat më të fundit të hartuara bën me dije se Italia është vendi evropian që pësoi shkatërrimin më të madh të zonave pyjore për shkak të zjarreve në 2021 nga fillimi i vitit deri më 14 gusht.
Në Itali, 1,200,000 hektarë pyje u dogjën, një sipërfaqe afërsisht e barabartë me atë të pothuajse të gjithë Romës, kryeqytetit.
Në Greqi gjatë së njëjtës periudhë u dogjën 1,160,000 hektarë.
Ndër të tjera thuhet se Italia vendosi një rekord tjetër negativ: nga 1 janari deri më 14 gusht, 472 zjarre të mëdhenj shpërthyen në rajonet e saj, shumica në BE.
Sipas të dhënave e dyta pas Italisë renditet Spanja doli me 228 zjarre.e.su./abcnews.al