BE “hyn në luftë” me Rusinë për agresionin në Ukrainë: Sanksionet e reja

schedule21:11 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:11 - 27 Shkurt, 2022

Nga Erisa Zykaj

Bashkimi Europian “hyn në luftë” me Rusinë për agresionin në Ukrainë. Shtetet anëtare të kësaj organizate ndërmarrin hapa që ishin të paimagjinueshëm vetëm disa ditë më parë.

1. Bashkimi Europian do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtrisë në Ukrainë.
2. Bashkimi Europian mbyll hapësirën ajrore të BE-së për çdo avion rus, duke përfshirë avionët privatë të oligarkëve.
3. – Bashkimi Europian do të ndalojë makinën mediatike të Kremlinit në BE.
4. Bashkimi Europian përjashton disa bankat ruse nga sistemi SWIFT.

Eshtë hera e parë që Bashkimi Europian furnizon me armë një vend nën agresion ushtarak. “Por jemi në kohë të jashtëzakonshme” është shprehur përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel në një konferencë për shtyp në Bruksel. Ai ka anonçuar, se ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian arritën konsensus për paketën e tretë të sanksioneve kundër regjimit të Rusisë dhe regjimit të Lukashenkos. “Ky është një moment historik. Avancimet më të mëdha të Bashkimit Europian bëhen në kohë krize. Kemi hedhur poshtë një tabu. Tabunë që Bashkimi Europian nuk është në gjendje të furnizojë me armë një vend nën agresion. Jam krenar që BE-ja ka treguar kapacitetin e tij për të ndihmuar me urgjencë një partner tonin që është i pushtuar nga Rusia.

Lidhur me Bjellorusinë, Bashkimi Europian do të ndalojë eksportet e produkteve nga lëndët djegëse minerale në duhan, lëndë druri, çimento, hekur dhe çelik. Zgjerohet kufizimi i eksporteve për mallrat me përdorim të dyfishtë për Rusinë, që pritet të shmangë gjithashtu çdo rrezik të anashkalimit të masave tona kundër Rusisë. Përveç kësaj, ne do të sanksionojmë ata bjellorusë që ndihmojnë përpjekjet e luftës ruse.

“Ne po punojmë edhe në nivelin ndërkombëtar. Rusia do të izolohet në nivelin ndërkombëtar dhe në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale”, është shprehur Borrell.
Bashkimi Europian do t’i vijë në ndihmë edhe ukrainasve që janë larguar nga vendi. 8 shtetet anëtare tê BE-së po ju ofrojnë ndihmë ukrainasve që janë zhvendosur në vendet përreth Ukrainës, si Moldavia, Rumania dhe Polonia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!