BE heton TikTok/ Dyshime se platforma ka dështuar të mbrojë fëmijët

schedule18:20 - 19 Shkurt, 2024

schedule 18:20 - 19 Shkurt, 2024

Bashkimi Evropian do të nisë zyrtarisht një procedurë hetimi ndaj rrjetit social TikTok në pronësi të grupit ByteDance. Procedura do të nisë mes dyshimeve se janë shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të cilat synojnë mbrojtjen e fëmijëve, transparencën për reklamat që gjenerohen në platformë. Njoftimi i shefit të industrisë së

BE-së Thierry Breton në X, la të kuptohej se platforma rrezikon edhe një gjobë të madhe. Zyrtari europian tha se ai e mori vendimin pasi analizoi një raport vlerësimit të rrezikut të aplikacionit. “Sot ne hapim një hetim për TikTok mbi shkeljen e dyshuar të transparencës dhe detyrimeve për të mbrojtur të miturit: dizajn që ka krijuar varësi dhe kufizimet e kohës para ekranit, efekti i vrimës së lepurit, verifikimi i moshës dhe cilësimet e paracaktuara tëe privatësisë,” tha Breton në X.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian i cili zbatohet për të gjitha platformat online, kërkon në veçanti që platformat e mëdha në internet dhe motorët e kërkimit të bëjnë më shumë për të trajtuar përmbajtjen e paligjshme në internet dhe rreziqet për sigurine publike. TikTok mund të dënohet me një gjobë që do të arrijë deri në 6 përqind të xhiros së tij globale nëse do tëvlerësohet si fajtore për shkeljen e rregullave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!