BE heq sanksionet ndaj tre oligarkëve rusë

schedule19:35 - 12 Shtator, 2023

schedule 19:35 - 12 Shtator, 2023

Bashkimi Evropian nuk do të zgjasë sanksionet e vendosura ndaj tre biznesmenëve rusë për luftën e Rusisë në Ukrainë, të cilat skadojnë gjatë kësaj, sipas Reuters dhe tre burimeve diplomatike.

Qeveritë perëndimore kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj Moskës, duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës, për pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022. Tre

biznesmenët rusë janë Grigory Berezhkin, miliarderi Farhad Akhmedov dhe ish-kreu i kompanisë elektronike online Ozon Alexander Shulgin.

BE-së i duhet unanimiteti midis 27 vendeve anëtare për të vendosur sanksione, të cilat rinovohen çdo gjashtë muaj. Seti tjetër i sanksioneve skadon më 15 shtator.

Deri më tani, rreth 1600 individë dhe më shumë se 200 subjekte janë në listën e sanksioneve të BE-së, e cila daton që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi rajonin e Krimesë nga Ukraina.

Akhmedov është aktiv në sektorin e naftës dhe gazit të Rusisë, ndërsa Berezkin, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, është aktiv në një sërë sektorësh, duke përfshirë median, infrastrukturën dhe energjinë, sipas listës zyrtare të sanksioneve të BE-së.

Farhad Akhmedov, siç raportohet nga shërbimi rus i BBC, i cili renditet i 99-ti në listën e miliarderëve rusë të Forbes, ishte në qendër të një skandali në mars të këtij viti kur një bisedë e regjistruar që besohet se ishte dhe producentit Joseph Prigozhin. Në bisedën e tyre, të dy bashkëbiseduesit kritikuan ashpër udhëheqjen ruse për luftën që Rusia i shpalli Ukrainës, e cila çoi në izolimin e Rusisë nga pjesa tjetër e botës.

Këshilli i BE-së vendosi sanksione ndaj Shulgin më 8 prill 2022 me arsyetimin se ai ishte një “biznesmen me ndikim” i cili mori pjesë në një takim me Vladimir Putin në ditën kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Në fillim të shtatorit u bë e ditur se Gjykata Evropiane vendosi të heqë sanksionet ndaj Alexander Shulgin. Kjo ishte hera e parë që një gjykatë evropiane merrte një vendim të tillë për një biznesmen rus.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!