BE hap kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht

schedule12:25 - 19 Maj, 2021

schedule 12:25 - 19 Maj, 2021

Sipas Agjencisë së lajmeve Franceze, Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje për të hapur kufijtë për personat që janë “vaksinuar plotësisht”.

Me këto të dhëna, udhëtarët nga vende të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në Shtetet Anëtare të Bashkimit pa pasur nevojë të karantinohen. Diplomatët, të cilët u takuan sot në Bruksel, gjithashtu arritën një marrëveshje për të rritur kufirin e rasteve të një vendi përpara se ai të shpallej “i pasigurt”.

Kjo është një masë që do të lejojë qytetarët nga më shumë vende të udhëtojnë në BE. Udhëtarëve nga vendet si Australia, Zelanda e Re, Koreja  e Jugut dhe Izraeli do tu lejohet të hyjnë në bllok edhe nëse nuk janë të vaksinuar, por do t’u duhet të tregojnë një test negativ.

Portugalia dhe Greqia janë ndër vendet që kanë mirëpritur tashmë turistë në Mbretërinë e Bashkuar, por  lëvizja e lirë në të gjithë BE do të rrisë shanset për turizmin gjatë verës. Ambasadorët e BE kanë rënë dakord për të lejuar  personat e vaksinuar të Britanisë dhe vizitorët nga vendet e tjera të treta të hyjnë në bllok.  Vendim zyrtar do të merret të Premten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!