Komisioni Europian i ka kërkuar Polonisë që të paguajë pothuajse 70 milionë euro për dështimin në shpërbërjen e Dhomës Disiplinore të Gjykatës Supreme polake, një institucion i akuzuar për cenimin e pavarësisë së gjyqtarëve, sipas burimeve europiane.
Komisioni u dërgoi sot një letër autoriteteve polake duke u dhënë atyre afat deri në 45-ditë për të paguar 69 milionë euro. Gjoba ka për qëllim të detyrojë Varshavën që të pranojë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, e cila i ka kërkuar ti japë fund menjëherë aktiviteteve të Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.
Nëse Polonia nuk e paguan shumën brenda 60 ditëve, kjo mund të zbritet nga fondet europiane të alokuara për vendin. Megjithatë, kërcënimi tashmë rëndon mbi Poloninë, e cila refuzon të paguajë një gjobë prej 500 mijë eurosh në ditë.
/abcnews.al