BE, gati paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

schedule19:40 - 14 Mars, 2022

schedule 19:40 - 14 Mars, 2022

Bashkimi Evropian ka bërë gati paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenca franceze nuk ka dhënë detaje rreth paketës, por përmes një postimi në Tëitter, thuhet se SHBA do të vijojë me ndëshkimin e oligarkëve të vendit nga pikëpamja komerçiale. Kjo do të thotë që sanksionet mund të prekin edhe tarifat e importeve/eksporteve.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, mund të vendoset embargo  në metalet ruse, eksportet e mallrave luksoze ( përfshirë këtu makina që kushtojnë më shumë se 50 mijë euro) dhe pezullimin e investimeve në kompanitë e naftës e në sektorin e energjisë.

Lista e oligarkëve të sanksionuar pritet gjithashtu të zgjerohet duke përfshirë pronarin e Chelsea, Roman Abramovich, i cili tashmë është goditur nga Britania e Madhe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!