BE-ja po përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë për të mbështetur kundërsulmimin e Kievit kundër forcave ruse, tha sot komisioneri i tregut të brendshëm Thierry Breton në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien.
“Ne do të përshpejtojmë përpjekjet tona për dërgimin e armëve dhe municioneve, kjo është një luftë me intensitet të madh në të cilën armët luajnë një rol kritik,” tha Breton duke përmendur angazhimin për furnizim me një milion armë të kalibrit të lartë brenda 12 muajve të ardhshëm.
Në fillim të këtij muaji, Ukraina nisi një kundërofensivë për të rimarrë territorin nga forcat ruse dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, të enjten e kaluar u bëri thirrje aleatëve të Kievit për ta furnizuar atë me më shumë armë dhe municione.