“BE është këtu për Shqipërinë”, Soreca: 40 milionë euro në partneritet me BERZH, do investohen për turizmin

schedule19:42 - 28 Maj, 2021

schedule 19:42 - 28 Maj, 2021

“BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë për të rritur turizmin e saj për prosperitet ekonomik, duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore”, kështu shprehet ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ndërsa thekson, se sot në Ksamil vlerësuan se karakteristikat turistike të Shqipërisë, që lidhen me vijën bregdetare, ushqimin e  shijshëm dhe trashëgiminë e shkëlqyer kulturore.

Në përmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Soreca bën me dije se 70% e turistëve europianë zgjedhin një destinacion pushimesh bazuar në ofertën e trashëgimisë kulturore.

Po ashtu ai thotë se 40 milionë euro, në partneritet me BERZH, do të investohen për një industri turizmi që nuk shkatërron, por ndërton.

Statusi:

“70% e turistëve evropianë zgjedhin një destinacion pushimesh bazuar në ofertën e tij të trashëgimisë kulturore. Karakteristikat turistike të Shqipërisë u vlerësuan sot në Ksamil në një shkëmbim të dobishëm me operatorët turistikë vendas: vija bregdetare e mahnitshme, ushqimi i shijshëm, trashëgimia e shkëlqyer kulturore.

BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë për të rritur turizmin e saj për prosperitet ekonomik duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore. 40 milionë euro, në partneritet me BERZH, do të investohen për një industri turizmi që nuk shkatërron por ndërton për të ardhmen”, shrkuan ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!