BE do të ndalojë vizat për ekstremistët e djathtë në Ballkanin Perëndimor, kush janë?

schedule11:35 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:35 - 14 Korrik, 2022

Shtetet e BE-së janë në bisedime për ndalimin e mundshëm të vizave për ekstremistët e djathtë në Ballkanin Perëndimor. Një masë e tillë pritet të merret për shkak të  propagandës ruse që po nxit kërcënime të reja.

“Shumë lëvizje të ekstremit të djathtë në Ballkanin Perëndimor kanë një neveri të fortë ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, thuhej në memorandumin, i hartuar nga presidenca e re çeke e BE-së, raporton EUobserver.

“Një arsye për rritjen e mosbesimit ndaj Perëndimit është marrëdhënia e fortë që Rusia ka krijuar me popullsinë e krishterë ortodokse në rajon. Rusia e paraqet veten si mbrojtëse e disa kombeve në veçanti, por edhe e grupeve të krishtera ortodokse në Ballkanin Perëndimor”, citon deklarata.

Në të kaluarën, shqetësimet e BE-së përqendroheshin rreth luftëtarëve të huaj xhihadistë që ktheheshin në rajon nga Lindja e Mesme.

Por lufta në Ukrainë ka bërë që “disa ndjekës vendas të ekstremit të djathtë të luftojnë në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, me shumë gjasa në anën ruse”, thuhej në memorandumin çek.

“Shpesh është shumë e vështirë të bëhet dallimi midis ekstremit të djathtë dhe ekstremit të majtë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në memorandum.

Disa grupe, si Blood and Honor dhe Combat 18, që sulmojnë emigrantët dhe të huajt në përgjithësi, janë gjithashtu ende aktive. Dhe të marra së bashku, ato krijojnë një “kërcënim në rritje për rajonin” si dhe për sigurinë e brendshme të BE-së.

“A keni vënë re ndonjë lidhje në shtetet anëtare të BE-së midis ekstremistëve të djathtë “lokalë” dhe ekstremit të djathtë të Ballkanit Perëndimor?”, pyet presidenca çeke vendet anëtare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!