BE dhe pagat marramendëse, Juncker kushton 33 mijë euro në muaj

schedule11:20 - 22 Maj, 2019

schedule 11:20 - 22 Maj, 2019

Në prag të zgjedhjeve parlamentare europiane mediat italiane publikojnë pagat marramendëse të Presidentit të Komisionit Europian Junker dhe drejtuesve të tjerë. 6 për qind e buxhetit total europian shkon për pagat e 60 mijë nëpunësve.

Bashkimi Europian ka ndarë për vitin 2019 një shifër prej 9.943 miliardë eurosh, thënë ndryshe 6% të buxhetit total europian për të paguar rreth 60 mijë nëpunës. Paga mujore bruto e Zhan Klod Junker, President i Komisionit Europian është 138% më e lartë se paga e drejtorëve të përgjithshëm: 28 mijë euro në muaj, dhe pse duhet thënë se 45 për qind e kësaj shifre rikthehet menjëherë në arkat e buxhetit europian.

E përditshmja italiane “Fatto quotidiano” raporton se pagës së Junker i shtohen dhe 4 mijë euro të tjera për të paguar rezidencën si dhe 1500 euro të tjera për shpenzime përfaqësimi. Pra në total paga e tij bruto llogaritet më shumë se 33 mijë euro në muaj.

Nuk merr më pak Federika Mogerini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë. Ajo paguhet rreth 32 mijë euro në muaj. Zëvendës presidentët e Komisionit marrin rreth 30 mijë euro në muaj, ndërsa francezi Pier Moskoviç 27 mijë euro. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!