BE: Dënojmë ashpër ekzekutimin e gazetarit iranian

schedule07:33 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 07:33 - 13 Dhjetor, 2020

Bashkimi Europian ka dënuar ekzekutimin e një dite më parë të gazetarin iranian Rouhollah Zam, duke kujtuar kundërshtimin e tij ndaj dënimit me vdekje, në një deklaratë.

“BE e konsideron të domosdoshme që autoritetet iraniane të respektojnë të drejtat e të akuzuarve dhe të ndalojnë përdorimin e rrëfimeve televizive për të vërtetuar dhe provuar fajësinë e tyre”, ka thënë  Josep Borrell.

Ish-udhëheqësi i opozitës dhe aktivisti në protestat e viteve 2017-2018 në Iran, Ruhollah Zam jetonte në Francë, por u arrestua nga forcat iraniane të sigurisë gjatë një vizite në Irak dhe u kthye në vend në tetor 2019.

Zam, i cili drejtonte, gjithashtu, faqen opozitare të lajmeve “Amadneës”, u akuzua nga qeveria iraniane për spiunazh në përfitim dhe shërbim të Sigurimit të SHBA-së, Francës, Izraelit, me qëllim rrëzimin e Republikës Islamike.

Ekzekutimi i tij me varje u njoftua nëpërmjet televizionit shtetëror iranian, që e cilësoi atë një kundërrevolucionar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!