Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur sot marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas lajmit ka reaguar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta shkruan se vendimi konfirmon qartë prespektivën europiane të Shqipërisë. Presidenti shton gjithashtu se tashmë nuk duhet humbur asnjë minutë për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve.
Postimi:
Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! ?????