Bashkimi Evropian çimentoi mbështetjen e tij për Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e tij të re të vaksinave COVID-19 të Shtunën duke rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023. Këto doza pritet që të lëvrohen deri në vitin 2023.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Twitter se zyra e saj “sapo ka miratuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara (+900 milion opsione).
Happy to announce that @EU_Commission has just approved a contract for guaranteed 900 million doses (+900 million options) with @BioNTech_Group @Pfizer for 2021-2023.
Other contracts and other vaccine technologies will follow.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 8, 2021
Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë të vijnë nga BE.
Komisioni Evropian aktualisht ka një portofol prej 2.3 miliardë dozash nga gjashtë kompani.
“Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të pasojnë,” tha von der Leyen në një postim në Twitter. sb/abcnews.al/