BE: Anëtarësimi i Ukrainës duhet të bëhet sa më shpejt

schedule16:16 - 4 Mars, 2022

schedule 16:16 - 4 Mars, 2022

Komisioneri evropian, Maros Sefcovic, këtë të premte ka deklaruar se BE-ja dëshiron që Ukraina të bëhet shtet anëtar sa më shpejt që është e mundur.

Në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se populli i Ukrainës është njëri nga popujt evropianë dhe ne i duam ata sa më shpejt që është e mundur.

Është koha për të sinjalizuar se populli i Ukrainës është njëri nga popujt evropianë dhe ne i duam ata sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë  ai duke shtuar se unioni evropian për momentin duhet të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me luftën atje.

“Mendoj se çka është e rëndësishme tani është t’a ndihmojmë Ukrainën në luftë”, shtoi ai.

Pas invazionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, formalisht ka nënshkruar aplikimin e Ukrainës që të bëhet shtet anëtar i BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!