BE akordon 10,5 milionë euro kundër shpyllëzimit

schedule15:27 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:27 - 10 Korrik, 2024

Bashkimi Europian ka njoftuar 10,5 milionë euro financim për të luftuar shpyllëzimin dhe ndryshimet klimatike në Amerikën Latine.

“Kjo mbështetje e re buxhetore do të mbështesë përpjekjet e Kolumbisë për të frenuar shpyllëzimin, për të forcuar restaurimin dhe ruajtjen e pyjeve për të mirën e komuniteteve që jetojnë atje dhe do të zbatojë Aktin e Krimeve Mjedisore për të sjellë para drejtësisë financuesit kryesorë të shpyllëzimit”, deklaroi ambasadori i BE-së Kolumbi, Gilles Bertrand.

Fondet e akorduara për Bogotën, e cila ditët e fundit njoftoi se kishte zbatuar reduktimin më të madh të nivelit të shpyllëzimit në 23 vjet, do të përdoren, ndër të tjera, për të forcuar luftën kundër krimeve mjedisore, për të promovuar ruajtjen dhe për të inkurajuar një zhvillim rurale gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!