BE, 6 miliardë euro për Ballkanin/ Plan i ri për rritjen synon integrimin ekonomik

schedule15:06 - 29 Shkurt, 2024

schedule 15:06 - 29 Shkurt, 2024

Bashkimi Evropian  ka një plan ambicioz për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Plani i ri i rritjes ekonomike ka një vlerë  prej 6 miliardë eurosh. .Fushat kryesore ku do investohet janë lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zona e vetme e pagesave në euro, transporti, energjia dhe tregu i vetëm dixhital. Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se kjo nismë   synon  rritjen e gjashtë ekonomive ballkanike.

“Ky plan mund të dyfishojë planin e ekonomive të Ballkanit PerëndimorKërkesa ime e tertë i drejtohet Institucioneve financiare, pasi sigurisht që ky plan është për të aktivizuar  përveç 30 miliardë dhe një tjetër një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të BE për shtetet anëtare në gati 19% të atyre që do të ofrohen në rajon do meren deri në vitin 2027, por ama këto do të bëhen pjesë e ekonomisë –  bazuar tek ekonomitë e këtyre vendeve sigurisht dhe jo thjesht për trashëgiminë kulturore, por e kam fjalën për shembull për vendet e punës, për rritjen ekonomike .”

Ndërkohë që Kryeministri edi rama tha se Shqipëria është e gatshme për tu bërë pjesë e zonës së përbashkët të pagesave euro, lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digital.

“Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave euro do të ulim  me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që qëndrojnë jashtë për të dërguar para në shtëpi duke qenë se do të ulë 6 herë koston e transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 orë kohën epritjes së kamionëve tanë, dhe në kufijtë tanë rajonalë e të BE-së mund të marrim rritje të përgjithshme prej 25 miliardë eurosh”

Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, u miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023. Qëllimi është që në thelb t’u mundësohet partnerëve në rajon që të përshpejtojnë reformat dhe investimet për të zmadhuar shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!