“BE 34 mln euro për reformën në drejtësi”, Soreca: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

schedule10:16 - 3 Mars, 2020

schedule 10:16 - 3 Mars, 2020

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka qenë i pranishëm në konferencën mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”, është shprehur se tashmë kemi shumë ndryshime në sistemin e drejtësisë.

Soreca ndër të tjera ka deklaruar se roli i Prokurorit të Përgjithshëm është forcuar pas ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, për të cilat duhet të jenë të gjithë krenare dhe të shpresojnë për një drejtësi ndryshe.

“Duhen më shumë burime njerëzore për sistemin e drejtësisë, efikasitetin. Patjetër që duhet luftuar krimi. Duhet bërë më shumë me hetimet proaktive. E di që është më e lehtë të flasësh sesa të veprosh dhe këto kërkojnë kohë dhe ndihmë nga ndërkombëtarët, që duhet të bashkëpunojnë me ju. BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas. Kjo është një shumë tepër e rëndësishme, fokusi duhet të jetë që ta bëjmë këtë sistem më efikas dhe ti shërbejë popullit për transparencë,” tha Soreca.

Gjithashtu diplomati evropian është shprehur se me arritjet e deri tanishme Shqipëria meriton të ecë përpara dhe shpresojmë që vendet e anëtarë të BE-së të marrin vendim pozitiv në javët në vijim për negociatat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!