Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Bashkim Hasani në konferencë për shtyp falënderoi aktivistët, kryetarët e këshillave vendorë dhe shefat e shtabeve duke thënë se me angazhimin e tyre, shqiptarët në Gostivar i besuan programit të BDI-së.
“Falënderues për shumicën e bashkëqytetarëve tonë shqiptarë të cilët na besuan. Na besuan edhe një pjesë e komunitetit turk, maqedonas dhe rom. Fatkeqësish nuk arritëm që në Gostivar edhe për 4 vite të heqim kryetarin aktual të komunës bashkë me VMRO-në”, u shpreh Hasani.
Sipas tij, mjetet që duhej të investoheshin gjatë këtyre katër viteve në Gostivar sot u përdorën për blerje vote.
“Sot këto mjete u përdorën për të blerë votën dhe për të keqpërdorë vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Hasani. /abcnews.al/