BBC zbulon gjithçka rreth videos ku Princesha e Uellsit njoftoi publikisht sëmundjen e rëndë

schedule11:06 - 23 Mars, 2024

schedule 11:06 - 23 Mars, 2024

Video-mesazhi dyminutësh i Princeshës së Uellsit Kate Middleton, në të cilin ajo njofton se është prekur nga kanceri dhe i është nënshtruar kimioterapisë, është regjistruar të mërkurën, më 20 mars, në Windsor, prodhuar nga BBC Studio, një njësi prodhimi e shërbimit britanik.

Kensington Palace informoi BBC News, i cili është i ndarë nga BBC Studios, të premten pasdite për njoftimin me video të princeshës.

Gazetarja e BBC-së që ndjek familjen mbretërore, Sarah Campbell, tha se kjo kompani mediatike nuk ka marrë pjesë në editimin e mesazhit dhe nuk ka ndryshuar deklaratën e princeshës.

BBC Studio lëshoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se ata kishin siguruar produksionin për xhirimet.

“Ne dëshirojmë t’i urojmë Lartësisë së saj një shërim të shpejtë”, tha BBC Studio në një deklaratë.

Princesha e Uellsit përmes një video-mesazhi njoftoi se vuante nga kanceri dhe i ishte nënshtruar kimioterapisë parandaluese. Videoja e postuar në llogarinë zyrtare të Princeshës dhe Princit të Uellsit në “X”, u shikua nga më shumë se 25 milionë njerëz në orën e parë. Kishte 299 mijë pëlqime, 20 mijë komente dhe 73 mijë retweet.

Përpjekja e saj e mëparshme për të komunikuar me publikun, duke postuar një foto me fëmijët e saj për festën e nënës, shakti skandal kur rezultoi se fotoja ishte edituar. Agjencitë kryesore botërore të fotografive e tërhoqën foton dhe Kate shpejt pranoi se ajo e modifikoi foton, e cila ishte realizuar nga bashkëshorti i saj Princi William.

Në vend që të qetësonte publikun, i cili po bënte gjithnjë e më shumë pyetje se ku dhe çfarë ndodhi me princeshën, e cila dihet vetëm se në muajin janar ka bërë një operacion abdominal, fotoja shkaktoi një ortek të ri pyetjesh dhe spekulimesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!