Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BBC kërkon rrëzimin e padisë prej 10 miliardë dollarësh të Trump

schedule19:25 - 13 Janar, 2026

schedule 19:25 - 13 Janar, 2026

BBC do të paraqesë një kërkesë në gjykatë për rrëzimin e padisë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit amerikan Donald Trump, e ngritur për shkak të montazhit të një fjalimi që krijonte përshtypjen se ai kishte nxitur mbështetësit të sulmonin Kapitolin e SHBA-së.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara, transmetuesi britanik do të argumentojë se gjykata në Florida nuk ka juridiksion personal mbi çështjen, pasi programi nuk është transmetuar në Florida. Po ashtu, BBC do të pretendojë se Trump nuk mund të provojë dëme, pasi ai u rizgjodh president pas transmetimit të dokumentarit.

Trump ka deklaruar se BBC e ka shpifur duke montuar pjesë nga fjalimi i 6 janarit 2021, duke bashkuar një pjesë ku ai u thoshte mbështetësve të marshonin drejt Kapitolit me shprehjen “luftoni si të çmendur”, ndërsa ishte hequr pjesa ku ai bënte thirrje për protesta paqësore.



Padia pretendon se BBC ka shkelur një ligj të Floridës që ndalon praktikat mashtruese dhe të padrejta tregtare, ndërsa Trump kërkon të paktën 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për secilën nga dy pikat e padisë.

BBC ka kërkuar gjithashtu pezullimin e fazës së mbledhjes së provave (discovery), duke argumentuar se vazhdimi i saj do të sillte kosto dhe barrë të panevojshme nëse padia rrëzohet. Transmetuesi publik britanik ka kërkuar falje për montazhin, por ka theksuar se do ta mbrojë çështjen në gjykatë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!