BBC identifikon emrat e 4500 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

schedule20:58 - 8 Korrik, 2022

schedule 20:58 - 8 Korrik, 2022

Gazetarët e BBC-së në kërkimet e tyre, arritën të identifikojnë emrat e më shumë se 4500 ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë.

Një në pesë të vdekur, shërbeu në korpusin e parashutistëve. Gjithashtu 17% ishin oficerë. Sipas ekspertëve, humbjet e oficerëve në një shkallë të tillë mund të ndikojnë në efektivitetin e njësive ruse që luftojnë në territorin e Ukrainës.

Shërbimi rus i BBC po përpilon një listë nominale të viktimave ushtarake ruse në Ukrainë në bashkëpunim me faqen e internetit Mediazona dhe një grup vullnetarësh. Deri më 8 korrik, shkruan shërbimi rus i BBC, ne arritëm të konfirmojmë informacionin për 4515 ushtarë dhe oficerë.

Ndër oficerët e vdekur bien në sy edhe pilotët luftarakë, të cilët janë unikë në specializimin e tyre dhe elita e çdo ushtrie. Trajnimi i një piloti luftarak të pavarur mund të zgjasë 15 deri në 17 vjet dhe të kushtojë 12 deri në 14 milionë dollarë.

Në më shumë se katër muaj luftë, Rusia humbi të paktën 49 pilotë ushtarakë (përfshirë navigatorët dhe inxhinierët e fluturimit). Nga këto, 80% ishin humbje të ekuipazheve ajrore.

Jo të gjitha vdekjet raportohen publikisht. Çdo javë dalin informacione të reja për varrosjet e ushtarëve rusë në varrezat e qyteteve të ndryshme ruse, të cilat nuk bëhen publike nga autoritetet lokale. /abcnews.al