Ekipi i BBC ka verifikuar një video që tregon një autokolonë të Wagner me automjete të armatosura që udhëtojnë në autostradën M4, e cila lidh qytetin e Voronezhin me Moskën përmes rajonit të Lipetsk.
Fotografia e publikuar nga BBC është marrë nga video-ja e siguruar prej tyre.
Guvernatori i rajonit të Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik.
Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.
Voronezh është një nga dy qytetet, përfshirë Rostov-on-Don, më në jug, të cilat pretendohen që janë marrë nga mercenarët e Wagner./abcnews.al