Baze: Jorgo Goro e ka të sigurt fitoren në Himarë

schedule02:42 - 15 Maj, 2023

schedule 02:42 - 15 Maj, 2023

HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, do të shpallet fitues i Bashkisë së Himarës. Kështu u shpreh gazetari Mero Baze në ABC News. Sipas tij, kandidati i selia rozë e ka të sigurt mandatin e kryebashkiakut.

“Himara ka shumë ngjyra, sepse nuk e vlerëson trendin për tre apo katër kuti. Në Nivicë, Himarë, Dhërmi i ka Beleri, në të tjera e ka Goro. Goro rezultatin e ka të sigurt”, tha Baze.

Jorgo Goro synon të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës për herë të katërt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!