ABC siguron pamjet e bazës ushtarake të zbuluar ditën e sotme nga policia gjyqësore në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë në ish-ndërmarrjen artistike “Migjeni” të izoluar plotësisht me mur, në pronësi të Sokol Xhurës.
Pas rrëzimit të murit, policia ka zbuluar depon e fshehur ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.
Më datë 1 Prill, policia arrestoi katër persona duke sekuestruar një arsenal të madh armësh në Tiranë në 18 baza armatimi, të cilat i përkisnin një grupi të njohur kriminal në kryeqytet. Në lidhje me këtë aksion u shpall në kërkim Sokol Xhura i cili ishte larguar nga vendi disa ditë më parë.
Policia kreu operacionin në fjalë pas zbërthimit të prokurorëve të Enver Jamakut, të arrestuar pak javë bashkë me Ermond Jamakun pasi i vunë tritol makinës së Gjon Menës./mv.abcnews.al