Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me bazat ushtarake që janë zbuluar në Tiranë disa ditë më parë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia shkencore ka nisur me ekzaminimin e armëve të sekuestruara në 19 bazat ushtarake të gjetura në Tiranë.
Sipas rezultatit të deri tanishëm armët e sekuestruara në këto baza ushtarake rezultojnë të vjedhura në trazirat e ’97.
Në kuadër të një operacioni të organizuar nga RENEA është bërë i mundur sekuestrimi i predhave luftarake, tritolit, automatikëve, snajper, antitanke, pistoleta, mitralozë të cilat do u nënshtrohen ekzaminimin për tu ballafaqur qitjet e armëve me gezhoja të sekuestruara në krime pa autor ndër vite.
Gjithashtu mësohet se SPAK i ka dorëzuar Interpol mandat arrestimin për Sokol Xhurën, i cili dy javë para operacionit është larguar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. e.su./abcnews.al