Bayern Munich ka menduar t’i ofrojë rinovimin njërit nga lojtarëve kryesorë të ekipit. Edhe pse skuadra bavareze i ka ofruar rinovimin e kontratës Corentin Tolisso, lojtari ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, kur është futur në vitin e fundit të kontratës me gjermanët.
Mesfushori francez dhe drejtuesit e klubit deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre për vazhdimin e bashkëpunimit, por sipas asaj që raporton “Bild” drejtuesit e skuadrës gjermane do të takohen së shpejti me agjentin e lojtarit për të biseduar rreth kontratës.
Në adresë të 27-vjeçarit janë edhe 6 ofertë të tjera nga kampionatet e mëdha, si Serie A, Lig Premier, La Liga dhe Ligue 1 mund të luaj edicionin e ardhshëm Tolisso.
Roma dhe Inter e duan francezin në Serie A, derisa Arsenal e Necastle United kanë shprehur interesim për ta transferuar në Ligën Premier. Real Madridi gjithashtu po e monitoron situatën e Tolissos, derisa për të interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e francezit Lyon.
Ende nuk dihet e ardhmja e tij, por reprezentuesi francez tanimë ka mjaftë oferta dhe së shpejti pritet të vendos për të ardhmen e tij. Tolisso këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, ku ka shënuar tre gola e ka asistuar në tre të tjerë. /f.a/abcnews.al