Pritej të largohej në verën e shkuar, por nuk ndodhi kështu për shkak të pandemisë, që i futi klubet në krizë. Kalidou Koulibaly mund të lërë Napolin më në fund në verën e ardhshme.
Agjenti i tij, Fali Ramadani mësohet se ka takuar së fundmi presidentin e Napolit, De Laurentis, ku kanë biseduar për 3 çështje: Sarri, Maksimovic dhe Koulibaly.
Nga Italia raportohet se ky i fundit kërkohet nga Bayern Munchen, që ka gati edhe një ofertë. 45 milionë euro është propozimi i parë i bavarezëve, që e duan me patjetër një qendër mbrojtës të nivelit të lartë për të zëvendësuar Alaba.
Napoli nga ana tjetër kërkon më shumë se aq para, por një këmbëngulje e lojtarit dhe rritje prej të paktën 10 milionësh të ofertës, do bënte që Koulibaly të vishte fanellën e kampionëve të Europës. /abcnews.al