Bayern Munich po planifikon shitjen e sulmuesit senegalez Sadio Mane.
Sipas gazetarit Georg Holzner nga Kicker, sulmuesi është informuar se klubi nuk po llogarit më shërbimet e tij sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se Sadio Mane iu bashkua Bayern verën e kaluar. Në 38 ndeshje në të gjitha garat, sulmuesi shënoi 12 gola, duke fituar Bundesligën dhe Superkupën e Gjermanisë. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e lojtarit 31-vjeçar në 25 milionë euro. /G.D abcnews.al/