Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern nuk “fal” asgjë/ Skuadra bavareze vuan, por siguron çerekfinalet e Kupës

schedule13:22 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 13:22 - 4 Dhjetor, 2025

Bayern Munich nuk ka ndërmend të falë asgjë në këtë sezon. Pasi kryesojnë me një distancë sigurie Bundesligën, bavarezët sigurojnë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, pas fitores së çmendur 3-2 në fushën e Union Berlin.

Në fakt, skuadra berlineze bëri thyajse gjithçka vetë në këtë sfidë, përfshirë edhe dy autogola.

I pari i dha epërsinë Bayern në minutën e 12-të, përpara se Harry Kane të dyfishonte shifrat e rezultatit.

Të zotët e shtëpisë u kthyen sërish në garë me 11-metërshin e Kuerfeld në minutën e 40-të, por në shtesën e pjesës së parë I konfirmuan vetes se kishin fatin kundër.

Leite me një tjetër autogol thelloi edhe një herë epërsinë e Bayern, që u kthye me shifrat 3-1 në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit, skuadra e Vincent Kompany uli ndjeshëm ritmin, ndërsa rrezikoi seriozisht të hidhte në erë një fitore të sigurtë.

Kuerfeld goditi saktë edhe në 11-metërshin e dytë, ndërsa deri në fundin e ndeshjes Union Berlin mbajti në ankth të gjithë bavarezët.

Pavarësisht përpjekjejeve të vendasve, Bayern Munich arriti të ruajë fitoren dhe biletën për në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë, ku si gjithmonë mbetet favorit kryesor për trofeun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!