Ndeshja e nesërme kundër Arsenalit mund të jetë e fundit në Champions League me Bayern Munich për Thomas Tuchel, i cili javë më parë njoftoi se do të largohej nga klubi bavarez.
Bayern ka një favor në ndeshjen e kthimit pasi sfida e parë përfundoi 2-2 në fushën Arsenal.
“Ne duhet të japim gjithçka. Ne kemi nevojë për pasion dhe të njëjtën gdisiplinë taktike si në ndeshjen e parë. Ne vërtetë duam ta fitojmë këtë ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo tifoz të vijë të na mbështesë dhe të na inkurajojë. Kemi nevojë për tifozët për të mposhtur Arsenal.
Ne kemi një avantazh të vogël nëse merrin parasysh përvojën tonë në këtë kompeticion, Por për ta vënë në punë këtë përvojë, duhet të luajmë mirë”, është shprehur ndër të tjera Tuchel./h.ll/abcnews.al