Bayern Munich nuk heq dorë nga Kane, bën edhe hapin e parë

schedule20:55 - 13 Shtator, 2022

schedule 20:55 - 13 Shtator, 2022

Bayern Munich ka nisur zyrtarisht tratativat për të transferuar Harry Kane në Allianz Arena.

Sipas “Sky Sport” drejtuesit e klubit bavarez dhe babai i sulmuesit kanë zhvilluar bisedime së bashku për të parandaluar rinovimin me Tottenham.

Synimi i Bayernit u shpall që në merkaton verore, kur u bë e ditur që Kampionët e Gjermanisë në vitin 2023 do të bëjë të pamundurën për të sjellë në Allianz Arena, Harry Kane.

Largimi i Robert Lewandowski nga Bayern Munich ka lënë hapësira të mëdha në repartin e sulmit dhe tani kampionët e Gjermanisë kanë piketuar Kane për të zëvendësuar përfundimisht polakun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!