Bayern Munich ngel “thatë”, Rangnick refuzon klubin bavarez

schedule11:18 - 2 Maj, 2024

schedule 11:18 - 2 Maj, 2024

Lajmi është vërtet i bujshëm dhe është konfirmuar pak më parë nga Federata Austriake e Futbollit.

Ralf Rangnick nuk pranoi propozimin e Bayern Munich. Ish-trajneri i Sttutgart, Hoffenheim, Schalke dhe Leipzig ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në krye të kombëtares, duke tentuar kështu të përmbushë kontratën e tij me Federatën që do të zgjasë deri në Kupën e Botës 2026.

“Ralf qëndron! Kemi shumë plane për të bërë së bashku”, shkruante Federata në kanalet zyrtare.

Një tjetër refuzim për Bayern Munich, i cili tashmë ishte përpjekur të bindte Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Unai Emery, të cilët vendosën të vazhdonin aventurat e tyre përkatëse me Leverkusen, Gjermaninë dhe Aston Villa./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!