Sadio Mane do të largohet nga Liverpool, teksa ofertat nga skuadrat e mëdha nuk mungojnë për sulmuesin senegalez.
Bayern Munich është njëra nga skuadrat që këmbëngul për shërbimet e sulmuesit të “The Reds”, me bavarezët që kërkojnë të zëvendësojnë Robert Lewandowskin, me këtë të fundit që kërkon kalimin në “Camp Nou” te Barcelona.
Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se një marrëveshje mes senegalezit dhe kampionit gjerman do të arrihet së shpejti.
Sipas gazetarit italian, Bayerni ka gati edhe një ofertë të re për t’ia dërguar Liverpoolit, teksa bisedimet po vazhdojnë.
Dëshira e 30-vjeçarit është për t’u larguar nga Liverpooli, teksa transferimi te Bayerni është prioritet për të. Sadio Mane ka kontratë të vlefshme me “Të Kuqtë” deri më 30 qershor 2023. /f.a/abcnews.al