Bayern Munich kërkon shtyerjen e ndeshjes ndaj Monchegladbach

schedule17:30 - 5 Janar, 2022

schedule 17:30 - 5 Janar, 2022

Alphonso Davies, ndërkombëtari kanadez i Bayern Munich, gjithashtu rezultoi pozitiv në Covid, i cili tani ka 9 lojtarë të infektuar me virus.

Këtë e ka konfirmuar klubi kampion i Bayern, duke thënë se lojtari ndodhet në izolim. Të premten, Bayern duhet të luajë në shtëpi kundër Borussia Moenchengladbach, por siç konfirmohet nga menaxheri i ekipit vizitor, Max Eberle, ka kërkuar që ndeshja të shtyhet.

“Është e vërtetë, Bayern dëshiron ta shtyjë ndeshjen, por vendimi i takon drejtuesve të Bundesligës.”

Duhet të mbahet mend se, në funksion të ndeshjes së së premtes, përveç nëntë rasteve pozitive ka edhe të dëmtuar si Stanisic dhe Goretzka por edhe Choupo-Moting dhe Bouna Sarr të cilët janë përfshirë me ekipet e tyre kombëtare përkatëse (Kamerun dhe Senegal) në Kupën e Afrikës./h.ll/abcnews.al