Sipas raportimeve, Bayern Munich i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Licester City-t, Youri Tielemans.
24-vjeçarit i skadon kontrata me klubin e Premier League në vitin 2023, me këta të fundit që po tentojnë gjithçka për të rinovuar me belgun.
Interesi për Tielemans është i lartë. Në garë për të janë gjithashtu edhe Liverpool, Manchester United apo Real Madrid.
Teksa Licesteri po diskuton me përfaqësuesit e lojtarit për të gjetur një marrëveshje për rinovimin, “bavarezët” po minitorojnë situatën, sipas Calciomercato. r.t/abcnews.al