Bayern Munich marrin lajmin e mirë pasi që katër lojtarë kanë kaluar coronavirusin dhe janë kthyer në stërvitje.
Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Jamal Musiala kanë rezultuar negativë duke lënë përfundimisht karantinën.
Nga ana tjetër, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin Niklas Sule, pasi mbrojtësi mbetet karantinë dhe nuk është akoma i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën.
Trajneri Julian Nagelsmann do t’i këtë disa nga këta lojtarë me shumë gjasa në fushë të shtunën. /abcnews.al/