Nuk është hera e parë, dhe për fat të keq duket se po mësohen.
Yjet e Bajernit I thanë edhe një herë lamtumirë trofeut të Kupës së Gjermanisë, duke u eliminuar para kohe.
Disfata erdhi në të tetat e finaleve, ndonëse ishte një finale e parakohshme, sepse në “Alianc Arenë” të Mynihut erdhi kampionia Leverkusen.
Skuadra e trajnerit Shabi Alonso, me Granit Xhakën si përherë në zemër të mesfushës, ia doli minimalisht 1-0, por u ndihmua nga ai prej të cilit pritej më pak.
Portieri dhe kapiteni Manuel Nojer mori karton të kuq që në minutën e 17-të.
Gabim I veteranit, dhe përjashtim I paevitueshëm nga ana e arbitrit Osmers.
Natyrisht, nuk është e lehtë të përballohet Leverkuseni me 10 lojtarë, edhe kur luan në shtëpi.
Ndonëse Bajerni bëri më shumë, edhe pse në inferioritet numerik, sërish kampionët e Bundesligës siguruan kualifikimin me golin e shënuar nga Natan Teja në 69’.
Natyrisht, rekordmenët e titujve e ndjenë mungesën e sulmuesit që ka shënuar 20 gola, Harri Kejn, që ishte I dëmtuar.
E përditshmja “Bild” komenton kështu: Portieri I hoqi Bajernit titullin e parë! Nojer: Më dhemb! Ekipi nga Mynihu u mund në finalen e parakohshme nga mbajtësi e titullit, Leverkusen!
Është hera e pestë radhazi që nuk shkohet në finalen e Berlinit.
Për Bajernin, më herët ka pasur tri turpërime që në raundin e dytë, dhe një eliminim në çerekfinale.
Tifozët shpresojnë që ky të jetë thjesht një gabim, dhe që të arrihen sukseset në Bundesligë dhe në Champions. /abcnews.al