Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern kthehet me gola/ Skuadra bavareze thellon në gjashtë pikë diferencën në krye

schedule13:15 - 9 Shkurt, 2026

schedule 13:15 - 9 Shkurt, 2026

Dy ndalesa në një sezon të gjatë mund të qëndrojnë, aq më tepër kur diferenca me rivalët është e madhe. Por Bayern Munich nuk mund t’I lejonte vetes një tjetër zhgënjim, duke u kthyer te fitorja në Bundesligë sipas “stilit” të tij.

Kampionët gjermanë mundën me rezultatin e thellë 5-1 Hoffenheim, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte pa diskutim Luis Diaz.

Me një lojtar më shumë që nga minuta e 17, bavarezët kaluan në epërsi me Harry Kane nga pika e penalltisë.



Miqtë surprizuan në minutën e 35-të, duke barazuar me Kramariç, por rolin më të rëndësishëm në këtë gol e kishte sulmuesi I Kosovës, Fisnik Asllani.

Gjithsesi, shpresat e Hoffenheim për një rezultat pozitiv u shuan që në pjesën e parë.

Harry Kane shënoi sërish me 11-metërsh, ndërsa më pas skenën e mori Luis Diaz

Kolumbiani thelloi në 3-1 diferencën përpara pushimit, ndërsa në pjesën e dytë gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës për të vulosur fitoren e vendasve.

Me këtë sukses, Bayern Munich kthen sërish diferencën prej gjashtë pikësh me ndjekësit më të afërt të Borussia Dortmund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!