Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bayern, krizë dhe sherr/ Bavarezët ndalen sërish në Bundesligë, barazim në Hamburg

schedule14:35 - 1 Shkurt, 2026

schedule 14:35 - 1 Shkurt, 2026

Dëshirat mund të jenë për rekorde mbi rekorde. Gjithsesi, realiteti është që edhe një gjigand si Bajerni nuk është plotësisht I përgatitur për një sezon të gjatë dhe tepër të ngarkuar.

Barazimi 2-2 në Hamburg ishte ndeshja e dytë radhazi e Bundesligës pa fitore, pas disfatës në shtëpi me Augsburgun, e ndoshta në Champions gjithçka shkon mirë, sërish lodhja po ndihet.

Dueli në “Folksparkshtadion” ishte I ashpër, edhe pse kampionët e Gjermanisë dominuan me 70 për qind mbajtje topi.



Kjo nuk solli epërsi në lojë, dhe Hamburgu vendas bëri po aq gjuajtje sa miqtë, e thuajse njësoj edhe në kuadrat.

Vieira kaloi gjermanët e veriut në epërsi me penallti, Kejn dhe Diaz përmbysën shifrat, por Vushkoviç barazoi shpejt.

Mungesa e fitores për të dytën sfidë radhazi krijoi nervozizëm tek bavarezët që bënë diçka që nuk e bëjnë kurrë ndaj gjyqtarit.

E përditshmja tabloide “Bild” shkruan për sherrin e Bajernit me arbitrin Osmers në tunelin e stadiumit.

Sipas saj, yjet bavarezë e rrethuan gjyqtarin duke protestuar e bërë presion, dhe se Harri Kejn deklaroi se “nuk kam parë më të keq në karrierë”.

Të njëjtën gjë raporton revista “Shport Bild” që shton fjalët e drejtorit sportiv bavarez, Eberl, që gjithashtu kritikoi arbitrin.

Gjithsesi, revista tjetër gjermane “Kiker” shkruan se Hamburgu e meritoi barazimin, edhe pse zbriti në vendin e 16-të në renditje.

Bajerni kryeson Bundesligën me 51 pikë, por mbetet me diferencë me Dortmundin e Hofenhajmin.

Keqardhja e vetme është që ndoshta nuk mund të thyen rekordet e vendosura nga ekipi I Jup Hajnkesit, por ekziston edhe frika se ky sezon I ngarkuar, bashkë me Kupën e Botës për Klubet verën e kaluar, mund të rrezikojë suksesin në Champions.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!