Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bayern “kërcënon” Europën/ Bavarezët mbyllin me fitore fazën e ligës në Champions

schedule12:39 - 29 Janar, 2026

schedule 12:39 - 29 Janar, 2026

Humbja në ndeshjen e fundit të Bundesligës ishte vetëm një aksident në një sezon të gjatë. Bayern Munich u kthye shpejt te suksesi dhe e bëri këtë në skenën më të madh te futbollit europian, duke mbyllur me fitore fazën e ligës në Champions.

Kampionët gjermanë mundën në transfertë 2-1 PSV Eindhoven, duke konfirmuar edhe një herë veten mes pretendentëve për trofeun më të lakmuar në kontinentin e vjetër.

Këtë e tregojnë qartë edhe shifrat e skuadrës së Vincent Komany, me shtatë fitore në tetë ndeshje 22 gola të shënuar dhe 8 të pësuar. Vetëm Arsenal ka bërë më mirë se bavarezët, që në sfidën e luajtur në transfertën holandeze morën edhe një tjetër lajm të mirë.



Xhamal Musiala është kthyer ai I pari pasi qëndroi jashtë për një kjohë të gjatë pas dëmtimit që pësoi në Botërorin e Klubeve.

Talenti shënoi golin e epërisë për Bayern në minutën e 58-të.

Të zotët e shtëpisë barazuan përkohësisht shifrat me Saibari, por shpresat e tyre për fitore u shuan nga I zakonshmi Harry Kane.

Sulmuesi shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, dhe të tetin personal në po aq paraqitje në këtë sezon të Champions.

Pas fazës së Bayern rrit ndjeshëm kuotat mes pretendentëve në këtë turne, duke paralajmëruar të gjithë rivalët se kërkon trofeun që i mungon që nga vitit 2020.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!