Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern frikëson Europën/ Bavarezët mundën 1-2 kampionen e Europës, PSG

schedule12:39 - 5 Nëntor, 2025

schedule 12:39 - 5 Nëntor, 2025

Të gjithë tifozët bavarezë e besonin. Edhe pse Bajerni luante në fushën e kampiones së Europës, Paris SG, dhe ndonëse gjigandja franceze e kishte mundur 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klubet, sërish ndihej në ajër se do të ndodhte diçka e bukur.

Me të vërtetë, bavarezët e konfirmuan veten si skuadra më në formë e Europës, me fitoren 2-1 në “Parkun e Princave”, ku “gjakun blu” e patën gjermanët.

Luis Diaz ishte heroi dhe fajtori, nëse mund të themi kështu, me dy gola realizuar në pjesën e parë, në 4’ e 32’, por edhe me kartonin e kuq në minutën e shtatë shtesë të kësaj pjese.

Bajerni u duk tepër superior, edhe pse në fushë bëri më shumë skuadra vendase.

PSG mbajti topin 65 për qind dhe pati 25 gjuajtje drejt portës me 10 në kuadrat, ndërsa bavarezët kishin 9 gjuajtje dhe 4 mes shtyllave.

Sidoqoftë, trajneri parizien, Luis Enrike, pranoi se rivali ishte më lart dhe se humbja mund të kishte qenë më e thellë.

Gazeta bulevardeske gjermane, “Bild”, godet në titull: Bajerni është brutalisht I mirë, por edhe brutalisht I kuq!

Fjala është përjashtimin e Luis Diazit.

“Me një gju në tokë”, është titulli I të përditshmes franceze, “L’Ekip”, me foton e Luis Diazit dhe Hakimit: Lënë në hije nga Bajerni, dobësuar nga dëmtimet e Dembelesë e Hakimit!

Trajneri Vinsent Kompani, dikur një futbollist shumë I respektuar I Belgjikës e Mançester Sitit, deklaroi pas ndeshjes se ai është përpjekur t’i mbajë gjithmonë në ekuilibër lojtarët e tij.

Kompani u ka thënë yjeve bavarezë se nuk duhet të fluturojnë nga lavdërimet, dhe as ta ulin kokën nga kritikat.

Bajerni ka tani 12 pikë në 4 ndeshje, pra 4 fitore radhazi, me golaverazhin 14-3, me Harri Kejnin si shënuesin më të mirë në Champions bashkë me Kilian Mbapenë, ndërsa skuadra gjermane ka 15 fitore në 15 ndeshjet e para këtë sezon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!