Bayern Munich po konsideron nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Camavinga.
Sipas Fichajes, gjiganti gjerman planifikon të nënshkruajë me nënkampionin e botës në merkaton e janarit. Mësohet gjermanët kanë bërë tashmë ofertën e parë për mesfushorin, por janë refuzuar.
Kujtojmë se edhe për këtë dimër Chelsea dhe Arsenal ishin të interesuar për shërbimet e Kamaving. Kontrata e Eduardos me klubin “mbretëror” është deri në vitin 2027. Në sezonin aktual, mesfushori 20-vjeçar ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat, duke dhënë një asistim. Kostoja e lojtarit sipas portalit Transfermarkt është 50 milionë euro. /G.D abcnews.al/