Me Robert Lewandowskin që tashmë po jeton ditët e fundit si bavarez, pasi pritet një kalim në “Camp Nou”, te Bayern Munich përveç Sadio Mane, drejtuesit kanë menduar edhe për një tjetër sulmues.
Bëhet fjalë për Victor Osimhen, i cili pëlqehet shumë nga skuadra gjermane. Sipas “Bild” drejtuesit bavarez po mendojnë seriozisht pistën e sulmuesit nigerin si një alternativë tjetër në repartin e sulmit.
Napoli do të mendojë mundësinë e largimit të sulmuesit të saj, pasi duhet të gjejë një zevendësues të nigerianit, dhe në rast të ndonjë oferte të kënaqshme nuk do të refuzonin shitjen e Osimhen. /f.a/abcnews.al