Bayern po mendon ta sjellë sulmues në merkaton e dimrit.
Një nga objektivat kryesore të Bayernit është Markus Thuram nga Borussia Monchengladbach. Më herët u raportua se francezi mund të nënshkruajë me kampionët në fuqi të Gjermanisë verën e ardhshme si lojtar i lirë, megjithatë, sipas SportBild, marrëveshja mund të bëhet që në dimër. Kjo do të ndodhë nëse Bayern shesin Eric Chupo-Moting.
Markus Thuram ka shënuar shtatë gola në dhjetë ndeshje të Bundesligës këtë sezon.