Bayern synon të shesë Sadio Mane, lojtari nuk është i përfshirë në planet e Thomas Tuchel.
Kujtojmë se pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, të cilën Bayern humbi me rezultat 0:3, Mane goditi Leroy Sane në fytyrë gjatë një konflikti në dhomat e zhveshjes.
“Me sa kam dëgjuar, Bayern do të bëjë gjithçka që është e mundur për të hequr qafe Sadio Mane në verë.
Thomas Tuchel nuk ka plane për Mane, pasi lojtari nuk përshtatet në sistemin e tij. Ky është informacioni im. Brenda klubit, Mane është shumë kritik.
Transferimi i Manes konsiderohet si një gabim, sidomos duke pasur parasysh pagën e tij prej më shumë se 20 milionë euro në vit”, tha Florian Plettenberg i Sky Sport Deutschland. /G.D abcnews.al/
Burimi: Gazetari në Twitter, Florian Plettenberg